NBA/ Thunder dhe Lakers nuk ndalen, Sixers e Cavs humbin në shtëpi

Mbrëmjen e kaluar Thunder arritën që të merrnin një fitore në Portland ndërsa Lakers-at mundën në shtëpi New Orleans. Të dy ekipet janë në një moment të mirë pasi morën respektivisht fitoren e 12-të dhe të 7-të radhazi.
Cleveland u “rrëzua” në shtëpi përballë Celtics ndërsa të njëjti fat kishte edhe Philadelphia, e cila së bashku me Haëks i dhanë jetë një takimi legjendar, i cili u vendos pas kohës së dytë shtesë.
Fitore të lehta ishin ato të Neë York kundër Toronto dhe Houston në parketin e Jazz, ndërsa Minnesota-s iu desh që të bënte një periodë të katërt të një niveli të lartë për të mposhtur San Antonio.
UTAH JAZZ-HOUSTON ROCKETS 101-129
CLEVELAND CAVALIERS-BOSTON CELTICS 115-117
NEW YORK KNICKS-TORONTO RAPTORS 116-94
PHILADELPHIA 76ERS-ATLANTA HAWKS 134-142 (2KSH)
PORTLAND TRAIL BLAZERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 115-123
MINNESOTA TIMBERWOLVES-SAN ANTONIO SPURS 125-112
SACRAMENTO KINGS-MEMPHIS GRIZZLIES 107-115
LOS ANGELES LAKERS-NEW ORLEANS PELICANS 133-121