E Martë, 3 Nëntor 2026

NDESHJA LETONI-SHQIPËRI/ Zhbllokohet sfida, kuqezinjtë kalojnë në avantazh pas 28 minutash

Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga do të ndeshet përballë Letonisë.

Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë.

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Letonisë në minutën e 29-të.

Ishte një autogol i Cernomordijs, brenda zonës, që kaloi në epërsi kuqezinjtë.

Më herët, në minutën e 200të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj lojtarit të Letonisë, Ikaunieks.

Arbitri akordoi 11 metërsh për faull të Kumbullës ndaj Gutkovskis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›