E Hënë, 2 Nëntor 2026

NJU JORK – Guterres bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

NJU JORK, 6 mars /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Iran.

“Është koha për të ndaluar luftimet dhe për të filluar negociata serioze diplomatike”, tha Guterres në një deklaratë në Nju Jork.

“Të gjitha sulmet e paligjshme në Lindjen e Mesme dhe më gjerë po shkaktojnë vuajtje dhe dëme të jashtëzakonshme për civilët në të gjithë rajonin – dhe paraqesin një rrezik të madh për ekonominë globale, veçanërisht për njerëzit më të prekshëm”, shtoi ai.

“Situata mund të kalojë përtej kontrollit”, paralajmëroi kreu i OKB-së. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›