E Hënë, 2 Nëntor 2026

NJU JORK – Trump: Vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë në hapësirën e tyre ajrore

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.

Komenti i tij erdhi në përgjigje të një pyetjeje nga një gazetar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ai u pyet se “a mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?”

“Po, kështu mendoj”, u përgjigj presidenti i SHBA-së.

NATO e paralajmëroi Rusinë më herët sot se do të përdorte “të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake” për të shmangur kërcënimet pas disa incidenteve në javët e fundit ku avionë luftarakë ose dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s.

Anëtarët e NATO-s u takuan për konsultime në Bruksel, pasi tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë javën e kaluar dhe një numër i madh dronësh rusë depërtuan në hapësirën ajrore të Polonisë më herët gjatë muajit.

Rumania gjithashtu ka regjistruar një dron rus që hyri në hapësirën e saj ajrore këtë muaj./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›