“Na kërkonte të kryenim marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën”, ish-Playmate zbulon kërkesat tronditëse të Hugh Hefner: Ishte e tmerrshme

Ish-Playmate e Playboy, Carissa Shannon, ka konfirmuar akuzat tronditëse të ngritura nga Crystal Harris, e veja e themeluesit të revistës Playboy, Hugh Hefner, lidhur me abuzimin seksual që dyshohet se ajo ka përjetuar gjatë martesës me të. Në një intervistë për Page Six, 37-vjeçarja ka rrëfyer se Hefner i kërkonte asaj dhe motrës së saj binjake, Christina Shannon, të kryenin marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën. Sipas saj, këto kërkesa nisën kur ato jetonin në rezidencën Playboy, nga mosha 18 deri në 20 vjeç.
Carissa tregoi se një prej episodeve më tronditëse kishte ndodhur në tetor të vitit 2008, në ditëlindjen e tyre të 19-të. Ajo i cilësoi këto përvoja si abuzim seksual dhe përdhunim, duke theksuar se ajo dhe motra e saj nuk kryen asnjëherë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën, por vetëm shtirreshin për të kënaqur Hefnerin. “Unë dhe motra ime nuk e bëmë kurrë me njëra-tjetrën. Dua ta bëj të qartë këtë. Nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie seksuale që përfshinin incest. Ne bënim sikur. Çdo herë shtirreshim dhe ishte e tmerrshme. Bënim sikur gjithçka”, rrëfeu ajo.
Shannon tha se ishte habitur nga reagimi i publikut ndaj deklaratave të Crystal Harris, pasi, sipas saj, mendonte se njerëzit i kishin kuptuar prej kohësh prapaskenat e jetës në rezidencën Playboy. Ajo pretendoi gjithashtu se Crystal Harris kishte vënë re atë që po ndodhte, ndërsa Hugh Hefner nuk e kuptonte se motrat po shtirreshin dhe besonte se ato po kryenin realisht aktet seksuale që ai kërkonte.
Sipas Carissa Shannon, imitimi i marrëdhënieve seksuale mes motrave binjake e bënte Hefnerin shumë të lumtur. Ai u thoshte se kjo ishte “e bukur” dhe këmbëngulte që ato të bënin gjëra me njëra-tjetrën. “Ai donte ta shihte dhe donte që ne të bënim gjëra me njëra-tjetrën. Na thoshte se nëse e donim vërtet njëra-tjetrën, do ta bënim së bashku”, deklaroi ajo. Carissa zbuloi se e kishte diskutuar situatën me motrën e saj dhe të dyja kishin vendosur të shtirreshin, në mënyrë që të shmangnin përballjen me kërkesat e Hefnerit. Hugh Hefner, themeluesi i revistës Playboy dhe një prej figurave më të njohura të industrisë së argëtimit për të rritur, ndërroi jetë në shtator të vitit 2017, në moshën 91-vjeçare.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb