Napoli, dorëzohet edhe McTominay, ironia e Contes: Pas pak do duhet të luaj unë

Napoli, në fushë kundër Genoas, humbi një tjetër lojtar kyç në një sezon të mbushur me dëmtime. Pas pushimit të pjesës së parë, Scott McTominay nuk u kthye në fushë dhe mbeti në dhomën e zhveshjes, i zëvendësuar nga blerja e re, Giovane. Arsyeja? Një dëmtim pas një përplasje me një lojtar kundërshtar.
Skocezi iu afrua stolit rreth minutës së 35-të për t’ia raportuar problemin Antonio Contes dhe stafit të tij. Pasi mesfushori u largua, trajneri lëshoi një batutë ironike: Pas pak do duhet të luaj unë.
Dëmtimi i McTominay e përkeqëson situatën e vështirë për të kaltërit, të cilët, në mesfushë, kanë qenë pa De Bruyne, Anguissa dhe Gilmour.