E Martë, 3 Nëntor 2026

Nata e parë e Eurovision/ Rama: Suksese Shqipërisë me Beatriçen dhe Kolën nga “Shkodra Elektronike”

SHQIPËRI- Në Bazel të Zvicrës mbahet këtë të martë nata e parë e “Eurovision Song Contest 2025”. Shqipëria përfaqësohet në këtë ngjarje kulturore nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka përcjellë urimet për  dy artistët.

“dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›