E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata e tretë e sulmeve masive me dronë rusë në Ukrainë, Trump: Putin është çmendur plotësisht

Rusia nisi një valë të re sulmesh ajrore kundër Ukrainës, duke shënuar kështu natën e tretë të sulmeve masive me dronë dhe raketa.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu publikisht kritikat e tij ndaj qëndrimit të Vladimir Putinit.

“Ai është çmendur plotësisht. Çfarë i ndodhi atij? Nuk më pëlqen ajo që po bën”, tha presidenti amerikan për homologun e tij rus.

Trump is completely flabbergasted after Russia’s strikes on Kiev

pic.twitter.com/B8LzuLcWMh

— Shubhangi Sharma (@ItsShubhangi) May 26, 2025

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, raketa lundrimi u zbuluan në rajonet Cherkasy dhe Kiev, dhe u shpall gjendja e gatishmërisë në të gjithë vendin.

Të dielën të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë pas sulmeve me dronë dhe raketa ruse në rajonin veriperëndimor të Zhytomyr të Ukrainës.

Në shenjë hakmarrjeje, forcat e armatosura ukrainase lëshuan qindra dronë kundër Moskës, të cilët shkaktuan probleme për trafikun ajror.

Trump i pakënaqur me Putinin

Donald Trump u duk i pakënaqur kur foli për Vladimir Putinin. “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me (Presidentin) Vladimir Putin të Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Ai është çmendur plotësisht!” tha zoti Trump nëpërmjet Truth Social, ndërsa njëkohësisht kritikoi homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, sepse ai “nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë” dhe “do të ishte më mirë nëse do të ndalonte”.

Duke iu referuar Vladimir Putinit, Trump shtoi se “gjithmonë kam thënë se ai dëshiron të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj”, por nëse përpiqet, kjo do të çojë në “rënien” e Rusisë.

Aleatët evropianë të Kievit kërkuan që Moska të “ndëshkohet”. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kërkoi “presionin më të fortë ndërkombëtar” mbi Rusinë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›