E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta aktori Gjergj Mena, Teatri Kombëtar: Do të na mungojë si artist dhe si mik

Është ndarë nga jeta aktori Gjergj Mena, i cili ishte pjesë e familjes së Teatrit Kombëtar, si interpretues në disa prej shfaqjeve të tij, por edhe në cilësinë e Drejtorit Artistik të TK RIN ART.

Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar, i cili ka shprehur trishtimin për humbjen e artistit, duke kujtuar kontributin e tij në skenë dhe në projektet e përbashkëta.

“Me të ndamë skenën, projekte, ide dhe dashurinë për teatrin. Do të na mungojë si artist, si koleg dhe si mik. Kujtimi i tij dhe gjurma që la në skenën tonë do të mbeten gjithmonë me ne”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar.

Institucioni ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik, duke e përcjellë aktorin me fjalët: “Lamtumirë, Gjergj! Do të na mungosh!”. r.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›