E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta aktori Zhani Ziçishti

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Aktori Zani Ziçishti u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Lajmi u dha nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë e cila shprehu dhimbjen për humbjen e artistit, i cili me personazhet që kishte ndërtuar përgjatë karrierës, ishte kthyer në një figurë të dashur për publikun.

“Një figurë e dashur për publikun dhe një artist që i dha skenës dhe artit interpretativ vite përkushtimi, pasion dhe profesionalizëm, Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare”, shkruhet në njoftimin e Qendrës së Artit e Kulturës Korçë.

Homazhet do të zhvillohen në hollin e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, ditën e nesërme (26 shkurt).

Ziçishti për dekada ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit të tij, Korçës.

Ai ka lindur në 31 maj të vitit 1940, në Korçë. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) filloi punën si aktor pranë Teatrit “Çajupi” të Korçës. Me trupën e këtij teatri interpretoi një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës. Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Ziçishti interpretoi më shumë se 17 role në filma artistikë:

1990- Kronikë e një nate

1988 – Rikonstruksioni

1987- Përsëri pranverë

1986 – Dhe vjen një ditë

1986 – Tre ditë nga një jetë

1986 – Një jetë më shumë

1985 – Asgjë nuk harrohet

1981 – Agimet e stinës së madhe

1981 – Kur xhirohej një film

1980 – Dëshmorët e monumenteve

1979 – Mysafiri

1978 – Nga mesi i errësirës

1978 – Vajzat me kordele të kuqe

1977 – Flamur në dallgë

1976 – Fije që priten

1972- Përballimi

1975 – Rrugicat që kërkonin diell

1975 – Beni ecën vetë

1975 – Lumë drite

1 nga 8

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›