E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndahet nga jete gazetari Artur Zheji, Begaj: Ishte një prej zërave më aktiv e kontribues në debatin publik

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji.

:Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shprehet Kreu i Shtetit në rrjetet sociale.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.

Djali i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare, Besa Imamit, Artur Zheji  është  i njohur jo vetëm për kontributin e tij në media, por edhe për trashëgiminë e pasur kulturore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›