E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari i dënuar në Itali, përdorte disa identitete për t’ju shmangur policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Porti i Durrësit kanë ndaluar një 42-vjeçar që tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete të ndryshme, me qëllim shmangien e identifikimit nga autoritetet.

Gjatë verifikimeve të detajuara në pikën e kalimit kufitar, policia konstatoi se shtetasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi, me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasit Armando Valchizan, i njohur edhe me disa identitete të tjera: Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi, 42 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Roma për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 42-vjeçarit drejt Italisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›