E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balluku: Lamtumirë arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht  zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku e quan Nonon si arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shkruan se ish kryeministri besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit.

POSTIMI I BELINDA BALLUKUT:

 Lamtumirë Fatos Nano.

Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit.

I paharruar!

 /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›