E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, kreu i KMSH: Humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në një postim në Facebook, ai theksoi se vdekja e hirësisë së tij është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe për bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët kanë punuar me të gjatë viteve.

Spahiu e vlerësoi lart kontributin e Kryepeshkopit Anastas për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në vend, duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për këtë humbje të rëndësishme.

Reagimi:

Të dashur besimtarë të krishterë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Me lejoni që në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Ndarja nga jeta e Hirësisë së tij është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ndër vite.

U prehtë në paqe hirësia e tij, Anastas Janullatos!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›