E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e papa Françeskut, kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë u mbajt sot një meshë kushtuar papa Françeskut, i cili ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare.

Në meshën e drejtuar nga kreu i kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj morën pjesë besimtarë të shumtë katolikë.

“Papa Françesku na ka dëshmuar afrimitetin e tij me ato që janë periferitë e kishës dhe shoqërisë”, tha Imzot Arjan Dodaj.

Imzot Dodaj u shpreh se “papa Françesku kthehet në shtëpinë e Atit, pasi i ka bërë të gjitha detyrat që Zoti i ka mësuar”.

Meshat e lutjes në nder të Papës po mbahen edhe në qytete të tjera të vendit.

Papa Françesku ndërroi jetë sot në mëngjes, në moshën 88-vjeçare. Ai u shfaq një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin tradicional ”Urbi et Orbi”, në fund të meshës së Pashkëve, të kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

Në 12 vitet e pontifikatit, Papa i parë jezuit dhe i Amerikës së Jugut në histori është angazhuar pa u lodhur për mbrojtjen e emigrantëve, mjedisin dhe drejtësinë sociale pa vënë në dyshim pozicionet e Kishës për abortin apo beqarinë e priftërinjve.

1 nga 4

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›