E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërhyrja në kohë e ekipit të kardiologjisë në QSUNT i shpëton jetën 29-vjeçarit me infarkt akut - ATSH -

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Një 29-vjeçar, i paraqitur në gjendje kritike në Kardiologjinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si pasojë e një infarkti akut, ka dalë jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes urgjente të ekipit mjekësor të Hemodinamikës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e cila vlerësoi profesionalizmin dhe reagimin në kohë të stafit mjekësor.

Sipas Spahiut, për të stabilizuar gjendjen e pacientit u kryen 15 goditje elektrike, si dhe një ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës.

Spahiu bëri me dije se 29-vjeçari ndodhet në fazën e rikuperimit, nën kujdesin e mjekëve.

Ministrja Spahiu shprehu mirënjohjen për mjekët dr. Donald Mançe dhe dr. Gentian Mehmeti, si dhe për të gjithë ekipin mjekësor të përfshirë në trajtimin e pacientit.

/e.i/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›