E Martë, 3 Nëntor 2026

Nderohet Bashkim Fino, merr titullin ”Qytetar Nderi” pas vdekjes nga bashkia e Kuçovës

Ish-Kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe deputet në 6 legjislatura, Bashkim Fino është nderuar nga bashkia e Kuçovës me titullin “Qytetar nderi”, pas vdekjes.

Kinemaja e qytetit, ishte mbushur plot me miq kolegë dhe dashamirës të ish-kryeministrit Fino.

Vajza e tij Megi Fino nuk i kurseu falenderimet dhe mirënjohjen për vlerësimin që ju bë babait të saj.

“Babai punoi me shpirt për 3 mandate për Kuçovën, ishte një ogur i mbarë sepse në Kuçovë nisi rrugëtimin e tij në 6 legjislatura si deputet. Jemi shumë mirënjohës dhe falenderues”, tha ajo.

Bashkim Fino e nisi rrugëtimin 3 tij në 6 legjislatura si deputet i Kuvendit të Shqipërisë pikërisht në Kuçovë.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›