Ndërron jetë Saimir Vishaj pas intubimit në Spitalin e Traumës

Ka ndërruar jetë avokati Saimir Vishaj. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmtimeve të marra nga një rrëzim në shkallë.
Vishaj ishte rrëzuar në rrethana që nuk janë bërë ende të ditura plotësisht, duke pësuar disa dëmtime.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.