E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli

Ka ndërruar jetë  moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Sapëz, Imzot Simon Kulli. Sipas informacioneve paraprake dyshojet se pësoi arrest kardiak.

Simon Kulli lindi më 14 shtator të1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në fshatin Pistull.

Me 2 shkurt 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, dhe kryen dy vite parapërgatitje për fillimin e studimeve filozofike e Teologjike.

Në vitin 1994 fillon studimet e Filozofisë; pas dy viteve, në 1996 fillon studimet e Teologjisë, ndërsa me 14 shtator të vitit 1999 shugurohet diakon në Katedralen e Shkodrës.

Gjatë periudhës së diakonatit, nga shtatori deri në Janar të vitit 1999 shërbeu në Katedrale të Shkodrës me famullitarin Dom Lucjan Avgustini, dhe nga janari i vitit 2000 deri në qershor shërbeu në Dajç të Zadrimës me dom Injac Dema Vikari Gjeneral i Dioqezës.

Më 29 qershor të vitit Jubilar 2000, shugurohet meshtar po në Katedralen e Shkodrës së bashku me katër meshtarë të tjerë shqiptarë nga Imzot Angelo Massafra. Këta janë shugurimet e para meshtarake që u shuguruan pas 46 viteve të regjimit komunist në Shqipëri.

Pas shugurimit meshtarak, menjëherë u emërua në Dajç të Zadrimës dhe shërbeu si ndihmës famullitar pranë Mons. Injac Demës, e njëkohësisht ishte dhe Sekretar i Ipeshkëvit të Dioqezës së Sapës, në atë kohë, Imzot Dodë Gjergjit. Në Dajç shërbeu nga viti 2000 – 2002.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›