E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por shkrumboi 600 rrënjë ullinj të fqinjëve, arrestohet 24-vjeçari në Dimal

Një 24-vjeçar, i cili ndezi zjarr në fshatin ku banonte (Krotinë, Dimal) dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri është arrestuar.

Në pranga ra shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në fshatin Krotinë, Dimal.

“24-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Krotinë. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri, në pronësi të disa shtetasve të tjerë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›