E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndihma e parë pas aksidenteve/ Apeli i mjekëve: Ndihma para mbërritjes së urgjencës, shumë e kujdesshme

Ndihma e dhënë në mënyrë të gabuar pas një aksidenti mund të vonojë trajtimin e të lënduarit dhe në rastet më të rënda mund të çojë deri në invalidizim të tij.

Shqetësimi ngrihet nga mjekët të cilët tregojnë raste që përballen në punën e tyre.

“Mënyra si menaxhohen rrugët respiratore, na vijnë me çarje buzësh, me dëmtime të kavitetit oral, thyerje dhëmbësh, nuk dinë procedurën e thjeshtë  ngritje mjekre…”, theksoi mjeku Agron Dogjani, kirurg në spitalin e Traumës.

Mjekët apelojnë për të kontaktuar shërbimin e urgjencës dhe për të ndjekur sugjerimet e tyre, ndërsa theksojnë nevojën për më tepër edukim në dhënien e ndihmës së parë.

“I lënduari ka frikë nga hemorragjia e vjen me makinën e tij në spital. Edhe pse shërbimi pitalor i përgjigjet thirrjeve shumica vijnë me makina private. Trauma angazhon te gjithë shoqërinë.  Secili duhet të bëjë rolin e tij për edukim shëndetësor…, ka thënë ai.

Traumat më të shumta sipas mjekëve vijnë nga aksidentet rrugore ndërsa mosha me e prekur është ajo aktive.

“Situata e traumave aktualisht më e stabilizuar. Pikun në verë kur shtohet dhe numri i turistëve dhe emigrantëve. Jo më pak se 50 mijë trauma në vit, aksidentet  rrugore mbetën të parët, janë shtuar dhe aksidentet në punë …”, u shpreh ai.

Menaxhimi i traumës ishte një  prej çështjeve e diskutuara mes mjekëve  në konferencën  me fokus reduktimi i dëmit   që mund të vijë nga mënyra e reagimit  apo   stili I jetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›