Ndihma nga deti për palestinezët, forcat amerikane ndërtuan portin për dërgimin e pakove në Gaza

Kamionë me ndihmat e nevojshme humanitare për Rripin e Gazës kanë kaluar për herë të parë këtë të premte përmes portit të ri të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara për në enklavën e rrethuar, pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësor.
Zyrtarë ushtarake amerikane kane konfirmuar se presin që deri ne 150 kamionë me ndihma te hyjnë në Rripin e Gazës , ndërsa ofensiva e Izraelit vijon në qytetin jugor Rafah.
Megjithatë Uashingtoni dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se projekti i portit nuk mund të shihet si zëvendësim për dërgesat tokësore, të cilat do të mund të sillnin të gjithë ushqimin, ujin dhe karburantin e nevojshëm në Gaza.
Ky operacion për ti ardhur ne ndihmë civilëve po vihet në rrezik nga sulmet, pengesat logjistike dhe për shkak të rritjes së mungesës së furnizimeve me karburante për kamionët që mbartin ndihma.
Situata sa vjen e behet me e veshtire në Rripin e Gazes ku kanë humbur jetën të paktën 35.000 palestineze. /vizionplus.tv