Ndihmoi në fshehjen e trupit, flet bashkëpunëtori i Esmerald Ballës: Më dha 25 mijë lekë

Ndihmoi në fshehjen e trupit, flet baëshkëpunëtori i Esmerald Ballës: Më dha 20 mijë leEdison Brahaj ka ndryshuar dëshminë e tij, teksa akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e krimit që tronditi Durrësin, atë të djalit që vrau babanë.
Brahaj në dëshminë e tij fillestare deklaroi se është dhunuar nga policët dukei shkaktuar edhe probleme shëndetësore, ndaj edhe ka pranuar se është bashkëpunëtor në ngjarje.
Por këtë të shtunë, para togave të zeza, ai mohoi të jetë dhunuar nga uniformat blu.
Lidhur me rolin e tij në këtë ngjarje të rëndë, Brahaj theksoi se autori i ngjarjes i ka dhënë një shumë prej 20 mijë lekësh, për ndihmesën që i dha në fshehjen e trupit.
Esmerald Balla akuzohet se vrau me gjakftohtësi të atin, trupin e të cilit e hodhi në pus. Para togave të zeza ai ka refuzuar të japë detaje, por është shfaqur i penduar.
Sipas grupit hetimor, i punësuar si bari në fermën e familjes Balla, Edison Brahaj ka pranuar se ditën e krimit, më 13 gusht, ka qenë disa metra larg vendit ku u ekzekutua Enveri. Ai ka pranuar se dëgjoi dy të shtëna dhe më pas është thirrur nga Aldi (Esmeraldi) për ta ndihmuar të zhvendosin trupin e viktimës të cilin fillimisht e kanë fshehur në ferra. Të nesërmen (më 14 gusht) janë kthyer dhe e morën trupin për ta hedhur në pusin afër një stani tjetër. Për këtë ai ka deklaruar se është paguar nga Esmerald Balla me 20 000 lekë, ndërsa 30-vjeccari i akuzuar për atvrasje ka thënë se i ka dhënë 250 000 lekë. Gjatë kontrollit në banesë, Brahajt iu gjetën 145 mijë lekë. Pavarësisht kësaj kontradikte në “çmimin” e paguar për bashkëpunimin në krim, akuzat që rëndojnë mbi punëtorin e fermës për grupin hetimor janë të qarta, “fshehje ose asgjesim i kufomës”, “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./vizionplus.tv