Ndodh në Skoci, Celtic-Rangers përfundon me një përleshje mes tifozëve në fushë

Klasikja e Kupës skoceze midis Celtic dhe Rangers pati një finale të pabesueshme. Ndeshja përfundoi 4-2 për Celtic, pas gjuajtjeve të penalltive(120 minuta lojë u mbyllën 0-0), duke eliminuar rivalët e tyre të përjetshëm nga gara në kohën shtesë.
Megjithatë, në fishkëllimën e fundit, ndërsa Celtic po festonte fitoren e tyre, fusha e Ibrox u pushtua nga tifozët e të dyja ekipeve, duke shkaktuar një përleshje të furishme, me hedhje bombash tymuese dhe fishekzjarre. Kjo përleshje u shua vetëm me ndërhyrjen e policisë dhe rojeve të sigurisë.