E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Durrës/ Serjan Mazrreku emërohet drejtori i ri i burgut! Ilir Ngresi jep dorëheqjen si kreu i IMT-së

Serjan Mazrreku është emëruar drejtori i ri i burgut në Durrës. Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ka qenë i komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit që prej 15 janarit dhe ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, pas një sëmundjeje të rëndë.

Mazrreku njihet gjithashtu për lëvizjen e tij politike që kreu në vitin 2021 duke lënë Partinë Socialiste dhe duke iu bashkuar Partisë Demokratike, një kapërcim momental i cili mesa duket nuk zgjati shumë duke e rikthyer këtë emër në fushtatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit.

Gjithashtu mësohet se Ilir Ngresi ka dhënë dorëheqjen ende pa bërë 3-muaj në pozicionin si Drejtues të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). Sipas burimeve ai është larguar për arsye personale pa dhënë detaje të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›