E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit kanë pësuar ndryshime, ndërsa janë emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si dhe në Akademinë e Sigurisë.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Alfred Çepe është emëruar dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, Feliks Hoda është caktuar në krye të komisariatit të Policisë Sarandë, ndërsa Agim Troci do të drejtojë komisariatin e Policisë Gjirokastër. Pavlin Zhivani është emëruar shef i komisariatit të Policisë Pukë, ndërsa Ledian Kerka do të drejtojë komisariatin e Policisë Kukës.

Po ashtu, Vilson Sterkaj është emëruar shef i komisariatit të Policisë Cërrik, Oltion Gjoni do të drejtojë komisariatin e Policisë Devoll, Vendim Imeraj është caktuar shef i komisariatit të Policisë Delvinë, ndërsa Medin Hasani është emëruar shef i komisariatit të Policisë Përmet.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›