E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars.

Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) njofton se dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale).

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi pret të bëhet baba dhe kërkoi leje të jetë pranë familjes së tij

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›