E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për rinovimin e vizave.

Sipas njoftimit zyrtar, vetëm vizat e kategorisë B1/B2, të cilat janë ende të vlefshme ose kanë skaduar brenda 12 muajve të fundit, do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, me përjashtim të disa rasteve të veçanta të udhëtimeve zyrtare qeveritare, do të kërkohet një intervistë fizike.

Njoftimi:

Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›