Ndryshimet ne bashki, Florenc Hoxha tek Inspektorati Ndertimor Sonila Isaku
Vale e re ndryshimesh ne Bashkine e Tiranes. Qe prej dites se djeshme, te tjere persona do te drejtojne Policine Bashkiake dhe Inspektoratin Urbanistik Ndertimor. Keshtu, Florenc Hoxha nuk do te mbaje me postin e kreut te Policise Bashkiake, por ate te kreut te Inspektoratit Urbanistik Ndertimor, te cilin deri me tani e ka drejtuar Arben Noka. Ky i fundit, i cili vinte nga radhet e PDIU-se, eshte larguar perfundimisht nga funksionet drejtuese ne Bashkine e Tiranes. Lajmi vjen i konfirmuar zyrtarisht, nga zyra e shtypit e Bashkise se Tiranes, ku dhe mesohet se shkarkimi nga posti i kreut te Bashkiakes, eshte bere nga vete Lulezim Basha. Nga ana tjeter, eshte menduar edhe per personin i cili do te drejtoje Policine Bashkiake, dhe eshte pikerisht Vullnet Topalli i cili vetem nje jave me pare ishte ne krye te Policise Rrugore, por u shkarkua nga Ministri i Brendshem Flamur Noka. Keshtu, duke filluar nga sot, Topalli do te drejtoje Policine Bashkiake, ne vendin e Florenc Hoxhes, ku ky i fundit e ka marre drejtimin e kesaj drejtorie, pas detyres qe mbante me pare si shefit te Komisariatit Nr. 3 te Tiranes. Bashkia e Tiranes nuk ka dhene nje njoftim zyrtar mbi arsyet e ketyre ndryshimeve, duke i cilesuar ato si ndryshime rutine, qe ndodhin per te permiresuar punen ne secilen nga drejtorite. Por, duket se arsyeja e vertete kane qene akuzat e bera se fundmi drejt kreut te Policise Bashkiake, ku nje sere institucionesh te pavarura kane kundershtuar vendimet e tij, ndaj komunitetit rom. Vetem gjate ketij muaji, Hoxha eshte thirrur ne nje sere seancash degjimore nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, pas ankesave te bera nga komuniteti rom, te cilet kane deklaruar se jane kercenuar me jete nga ish kreu i Policise Bashkiake. Po ashtu, para pak ditesh ka qene "Amnesty Internacional", ajo qe ka dale ne mbrojtje te romeve, gje qe solli edhe nje sere akuzash ndaj ish kreut te Policise Bashkiake. Ne nje deklarate te kesaj organizate, thuhej se komunitetit rom po iu mohohej e drejta per te jetuar dhe punuar, duke u sekuestruar atyre shishet plastike dhe kanacet qe grumbullojne rrugeve te kryeqytetit, qe per kete komunitet do te thote sigurimi i bukes se gojes. Keto deklarata, por edhe nje sere te tjerash, duket se u bene shkak per lirimin nga detyra te Hoxhes, lirim i cili u perfol qe ne fillim te ketij muaji. Por vetem gjate dites se djeshme, kreu i Bashkise se Tiranes ka bere ndryshimet ne dy prej drejtorive me kryesore.
Ndryshimet ne bashki
-Arben Noka largohet si drejtues i Inspektoratit Urbanistik Ndertimor, ne Bashkine e Tiranes.
-Florenc Hoxha largohet si drejtues i Policise Bashkiake, ne Bashkine e Tiranes
-Florenc Hoxha emerohet drejtor i Inspektoratit Urbanistik Ndertimor, ne Bashkine e Tiranes.
-Vullnet Topalli emerohet si drejtues i Policise Bashkiake, ne Bashkine e Tiranes
-Vullnet Topalli, deri para nje jave mbante postin e drejtuesit te Policise Rrugore ne vend.
Florenc Hoxha, i njohur si "dora e forte" e Policise Bashkiake
Florenc Hoxha, i njohur si "dora e forte" sapo mori drejtimin e Policise Bashkiake te Tiranes, ku punen e tij e nisi me lirimin e hapesirave publike, me pas do te ishte nje konflikt qe ai pati me disa prej punonjeseve, te cilat u konfrontuan edhe fizikisht me te. Por, puna e tij u be e dukshme ne te gjithe kryeqytetin, me masat e marra ne te gjitha zonat, ku ankesat e banoreve ishin te pafundme, si ne drejtim te hapesirave publike ashtu edhe te ndotjes akustike. Keshtu, gjate ketyre muajve duket se Policia Bashkiake ka qene ne formen e saj me te mire, si ne lirimin e disa prej hapesirave publike, te cilat prej vitesh ishin te bllokuara. Ketu vlen te permendet nje prej ndertimeve te bera me hekur ne mes te zones se ish Bllokut, si dhe marrja e masave per ndotjen akustike, ku prej dy javesh ne zonat e banuara nuk ka me muzike te larte. Nderkohe, per sa i perket kreut te Inspektoratit Urbanistik Ndertimor, puna me e dukshme e tij, ishte prishja e nje sere ndertimesh ne zonen e Saukut, ku edhe do te kalonte segmenti i Unazes se Re.