E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri, me dorë në Kushtetutë, ministrat e rinj betohen në Presidencë

Tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar po kryejnë ceremoninë e betimit në Presidencë.

Ministrat do të betohen me dorë në Kushtetutë, pas dekretimit të emërimit të tyre nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj dhe votimin në parlament.

Minsitrat e rinj u votuan në seancën e posaçme të Kuvendit, pas lëvizjeve në qeveri, të cilat u bënë të ditura nga kryesocialisti Edi Rama, në Kongresin e PS.

Emërimet:

Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›