E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon ora, nis sezoni i ditëve të gjata

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Me mbërritjen e pranverës, rikthehet ora verore, një nga ndryshimet më simbolike të vitit.

Në orën 2:00 të mëngjesit, akrepat e orës lëvizën një orë përpara, duke shkuar direkt në orën 3:00 të mëngjesit. Kështu sot u zgjuam me një orë më pak gjumë, por do të kemi ditë më të gjatë duke shfrytëzuar më shumë ndriçimin natyror, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Një gjest i vogël, duke i lëvizur orët përpara, shënon fillimin e sezonit të dritës dhe jetës në natyrë dhe sjellë përfitime të shumta, përfshirë kursimin e energjisë.

Ora e verës do të mbetet në fuqi deri të dielën e 25 tetorit, kur më pas do të kthehemi në orën dimërore.

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›