“Në SHBA fitoi Antifa”/ Kulla: Rama është mërzitur shumë. Në Shqipëri janë ‘ngrënë’ të gjithë ushtarët, mbreti është i vetëm në këmbë

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë u pyet nëse fitorja e demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë ndikim në Tiranë.
Kulla u shpreh se kryeministri Rama është mërzitur shumë nga rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Sipas tij, në SHBA fituan ata që Rama quajti “Antifa”.
Më tej, Kulla deklaroi se në Shqipëri janë ‘ngrënë’ të gjithë ushtarët dhe se vetëm mbreti është ende në këmbë.
Ilir Kulla: Rama është mërzitur nga rezultati në SHBA. Në Shtetet e Bashkuara fituan, ata që Rama i quajti Antifa. Situata është tepër e komplikuar.
Për momentin, në Tiranë nuk ndryshon diçka. Por ka ndryshuar gjithë tabloja. Në Shqipëri, nëse marrim në referencë shahun, janë ‘ngrënë’ gjithë ushtarët, vetëm mbreti është në këmbë. Sa i përket projektit në Zvërnec, ai është bërë me fjalë, se konkretisht nuk e kemi parë. Në Zvërnec ende nuk kam parë ndonjë ndërtim, është njësoj si treni, që nuk kemi hekurudhë.
Unë kam qenë gjithmonë pro që të bëhet projekti i Zvërnecit, se dua të zhvillohet Shqipëria.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb