Në Shqipëri aktualisht jetojnë katër kategori burrash
Shkrimi “Meshkuj kemi shumë, burra pak”, është shumë aktual. Ka gjëra që e prishin burrin, i ulin vlerat që mbart!
Në këto vite, njerëzit kanë rënë pas parasë e pushtetit, ndaj kemi këtë gjendje ekonomike, këtë varfëri. Ka katër kategori burrash: Burrë- burri, burrë- nëne, burrë gruaje, e burrë-m... Këta të fundit janë shuar e janë shtuar. Por sot ka përsëri burra shqiptarë. Nga zona ime e Mërturit të Gurit, dalin këto vargje poetike:
Fjalë besë të Dukagjinit / Urtësinë e Krasniqes / Trimërinë e Gashit të Gurit / Për punë dhuntinë e viseve të përtej Drinit / Zoti ja ka falë Nikaj- Merturit...
Në momente historike “Nëna Shqipëri” ka nxjerrë burra që kanë bërë epokë.