E Martë, 3 Nëntor 2026

Në bashkëpunim me vëllanë, tentuan të vrasin kushëririn, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës. I riu akuzohet se rreth një vit më parë në bashkëpunim me vëllanë e tij, (të arrestuar më parë), kanë tentuar të vrasin me mjet prerës kushëririn e tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›