E Diel, 1 Nëntor 2026

Në burg dhunuesit e shefit të krimeve/ Gjykata e Sarandes vendos masën “arrest me burg” për 6 persona

Gjykata ka caktuar këtë mbrëmje masat e sigurisë për personat e arrestuar pas sherrit të ndodhur në lokalin “Orange” në Sarandë, ku mbeti i përfshirë edhe shefi i krimeve.

Gjyqtari i gatshëm, Shkëlzen Liçaj, ka zhvilluar seancën për caktimin e masave të sigurisë, ndërsa prokuroria, e përfaqësuar nga prokurorja Hava Memko, ka kërkuar “arrest me burg” për të ndaluarit.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar, mes tyre 4 bodyguardë.

Në pranga u vunë Marjo Katiraj, 35 vjeç; Elgent Ndoj, 38 vjeç; Faik Hoxha, 35 vjeç; Indrit Çullhaj, 34 vjeç; Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr; dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›