Në ditën e tretë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Fatos Nano takoi administratorin e USAID-it, Andrew Natsios. Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësua
Në ditën e tretë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Fatos Nano takoi administratorin e USAID-it, Andrew Natsios.
Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin shumë të mirë në drejtim të aplikimit të fondeve të akorduara nga qeveria amerikane për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë shqiptare dhe përfshirjen gjithnjë e më të madhe të shoqërisë civile në procesin e vendimarrjes politike.
Zoti Natsios tha se Shqipëria ka një progres të vlerësueshëm të parametrave ekonomikë, duke theksuar se ato janë optimale përkundër edhe shumë vendeve të tjera. Ai vlerësoi se ka rritje në luftën kundër trafiqeve dhe u shpreh se zyrat e tyre dëshirojnë të rishohin të dhënat e disa viteve më parë për të nxjerrë në pah dhe bërë pubike arritjet e Shqipërisë në parametrat ekonomikë, në luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe progresin në rrugën drejt integrimit.
Kryeministri Nano theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të USAID –it në Shqipëri, jo vetëm në fushat që tashmë është angazhuar, por edhe më gjërë. Për këtë, zoti Natsios u shpreh se USAID do të vazhdojë të rrisë projektet në Shqipëri, që plotësojnë, në veçanti, demokracinë, në ushtrimin e drejtësisë etj.
Gjithashtu, Kryeministri Nano u shpreh për mundësinë që USAID të kontribuojë për përfshirjen e Shqipërisë në programet e "Llogarisë së Sfidës së Mijëvjeçarit".