Ne emer te Qeverise Shqiptare shpreh urimet me te mira per Dr.Condoleeza Rice, me rastin e emerimit Sekretare Shteti e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Shqiperia ndan me Presidentin Bush dhe Dr.R
Ne emer te Qeverise Shqiptare shpreh urimet me te mira per Dr.Condoleeza Rice, me rastin e emerimit Sekretare Shteti e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Shqiperia ndan me Presidentin Bush dhe Dr.Rice besimin e vet te patundur te fuqia e demokracise. Si nje popull qe ka jetuar nen nje diktature shtypese dhe qe ishte plotesisht i ndare nga pjesa tjeter e botes deri pak vjet me pare, ne e kuptojme me mire vleren e vertete te lirise dhe demokracise. Ne i kemi pare gjithmone Shtetet e Bashkuara te Amerikes si model te demokracise dhe lirise dhe Dr.Rice eshte nje shembull i realizimit te ëndrrës amerikane. Karriera e saj është arritur permes realizimeve te spikatura ne cdo detyre te ngarkuar.
Shqiperia i sheh Shtetet e Bashkuara te Amerikes me nje admirim te vecante. Ne na bashkojne te njejtat vlera dhe ideale qe e kane bere Ameriken nje simbol lirie ne te gjithe boten. Ne jemi krenare qe jemi miq dhe aleate te vertete te SHBA-ve dhe jemi duke punuar per forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me ta ne mandatin e dyte te administrates Bush.