E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari në Bulqizë vetëdëmtohet me thikë! Dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një 30-vjeçar, banues në fhsatin Dushaj të Bulqizës, është vetëdëmtuar me mjet prerës, thikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa sipas policisë, dyshohet se akti është kryer kur 30-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Me datë 27.03.2026, rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë).

30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›