E Martë, 3 Nëntor 2026

Në javën e parë të gushtit, euro zbriti në nivelin e 97 lekëve

TIRANË, 9 gusht /ATSH /Gjatë javës së parë të gushtit, euro shënoi një rënie poshtë nivelit të 97 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u shit të premten me 97,58 lekë kundrejt vlerës 97,76 lekë që u shit në datën 1 gusht. Gjatë javës euro humbi 0,18 lekë.

Ndërsa në blerje euro humbi 0,25 lekë. Në datën 1 gusht monedha europiane u ble me 97,09 lekë dhe të premten zbrit në 96,84 lekë.

Sipas ekspertëve, ky nivel i ulët shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen sezonal i përvitshëm pas zhvillimit që ka marrë turizmi vitet e fundit në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë ka theksuar se një lek më i fortë përballë euros ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit.

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Data Mesatarja e çmimit në blerje (Bid) Mesatarja e çmimit në shitje (Ask)
08.08.2025 96.84 97.58
07.08.2025 96.86 97.61
06.08.2025 96.88 97.61
05.08.2025 96.94 97.68
04.08.2025 97.02 97.77
01.08.2025 97.09 97.76

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›