E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim nga Interpol, arrestohet shqiptari në Malin e Zi

Një shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Budva me urdhër të Interpolit, njofton policia malazeze..

“Ditën e djeshme oficerët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me efektivët e Sektorit të Sigurimit të Budvës kanë arrestuar një shtetas shqiptar të K.I.”, njofton policia.

Ai kërkohet ndërkombëtarisht nga Interpol RIM për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë vjet e tre muaj për trafik droge, vjedhje të rëndë dhe falsifikimin e patentës së shoferit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›