Në kërkim për kanosje të dyfishtë/Arrestohet 36-vjeçari nga Shijaku

Një shtetas 36-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë ndaj 2 shtetasëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak organizuan dhe finalizuan fazën tjetër të planit operacional të koduar “Siguria”.
Në kuadër të kësaj faze u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. I., 36 vjeç, banues në Shijak.
Gjykata e Durrësit, në shkurt, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Në janar të këtij viti, shtetasi L. I., nga automjeti me të cilin lëvizte, ka kanosur me armë zjarri 2 shtetas.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe dy radio policie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.