E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari Ardit M., pasi kërkohej ndërkombëtarisht për plagosje të rëndë me dashje.

Më 6 tetor të 2022-shit, 32-vjeçari ka plagosur disa herë me thikë për motive të dobëta një person në Durrës.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar 2 vite me vonë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 32-vjeçarin.

“Interpol Tirana

Plagosi disa herë, me mjet prerës (thikë), një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Plazh”, Durrës, ekstradohet nga Greqia, 32-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë.

32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi A. M. akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, Durrës”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›