E Martë, 3 Nëntor 2026

Në kërkim për trafik droge/ Pranga 36-vjeçarit në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

DURRËS- Një 36-vjeçar me dy emra, Fatjon Berisha alias Bledar Berisha, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është prangosur në Durrës.

Gjykata e Romës në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Aktualisht vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›