E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ne kujdesemi për ty, edhe pa të njohur”, Shkodër: Fushatë ndërgjegjësuese për dhurim gjaku

Në kuadër të nismave për të ndihmuar personat në nevojë në Shkodër u zhvillua një fushatë ndërgjegjësuese për dhurim gjaku. Aktiviteti organizohet nga Alternativa Studentore, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Spitalin Rajonal Shkodër, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër dhe Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Organizatorët shprehen se kësaj nisme i janë përgjigjur pozitivisht një pjesë e mirë e studentëve por jo vetëm.

“Veçoria këtë herë është se ka një gjeografi shumë të madhe dhuruese ku kanë marrë pjesë nga e gjithë preferktura. Shoh masivitet dhe patjetër që duhen organizuar sa më shpesh organizime të tilla”, u shpreh Durim Komi, organizator Alternativa Studentore.

“E shoh nevojën që ka spitali për dhurimin e gjakut, po ashtu dhe rëndësinë e tij. Bashkë me organizatën Alternativa Studentore, kanë marrë këtë nismë bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është një ndjenjë shumë e mirë kur mundohesh të shpëtosh jetë”, tha Anjeza Mitaj, Koordinatore e Alternative Studentore.

Me moton “Ne kujdesemi për ty, edhe pa të njohur”, kjo nismë synon të përçojë mesazhin e solidaritetit dhe të humanizmit, duke i ftuar qytetarët dhe studentët të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre për shpëtimin e jetëve.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›