E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në makinë mbi 23 kg kanabis/ Tiranë, arrestohet 43-vjeçari, dyshohet se do e trafikonte në Kosovë

Një 43-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Transporter”.

Libiran Çollaku u vu në pranga pasi u kap me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa në makinë.

Dyshohet se lëndën narkotike, ai do e trafikonte në Kosovë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›