Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime, si më poshtë: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR R
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime, si më poshtë:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË BULLGARISË"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Bullgarisë", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË BULLGARISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Bullgarisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË POLONISË, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË POLONISË"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Polonisë", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË POLONISË, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ REPUBLIKËS SË POLONISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Polonisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES STRATEGJIKE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHËRBIMIT POLICOR EUROPIAN"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes strategjike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit Policor Europian", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES STRATEGJIKE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHËRBIMIT POLICOR EUROPIAN
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes strategjike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit Policor Europian.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994, "PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR", TË NDRYSHUAR"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit "Për një ndryshim në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994, "Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994, "PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR",
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994, "Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar", të ndryshuar, të bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Paragrafi i fundit, i nenit 9, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Masa vjetore e financimit përcaktohet në buxhetin e shtetit. Ministria e Mbrojtjes bën ndarjen e fondit për çdo organizatë veteranësh, bazuar në planin vjetor të veprimtarive, të planifikuara nga këto organizata, në fillim të çdo viti, dhe në numrin e veprimtarive, të kryera në vitin e mëparshëm.".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI DHE REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGOR URA E BUNËS-MURIQAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, " Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik", dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarёve të pasurive të paluajtshme, pronë private, qё preken nga ndёrtimi dhe rehabilitimi i segmentit rrugor Ura e Bunës-Muriqan.
2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.
3. Pronarёt e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masёs së kompensimit qё paraqitet nё tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen 1 800 m2 tokё/arё, tё vlerёsuar me çmimin 1 000 lekё/m2, me vlerё 1 800 000 (njё milion e tetëqind mijё) lekё; sipёrfaqen 60 m2 tokë/truall, me çmimin 1 400 lekё/m2, me vlerё 84 000 (tetëdhjetë e katër mijё) lekё; për objekte, me vlerë 1 981 199 (një milion e nëntëqind e tetëdhjetë e një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 3 865 199 (tre milionë e tetëqind e gjashtёdhjetё e pesë mijё e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekё.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 865 199 (tre milionë e tetëqind e gjashtёdhjetё e pesë mijё e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekёsh, të përballohet nga llogaria speciale, e krijuar si transfertё kapitale pёr t'u pёrdorur pёr shpronёsimet.
5. Shpenzimet procedurale, në shumën 175 500 (njëqind e shtatёdhjetё e pesë mijë e pesёqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.
6. Shpronësimi të fillojё mё 1.3.2007 dhe tё përfundojë më 31.3.2007.
7. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bёjё likuidimin e pronarёve, brenda afatit tё përcaktuar nё pikёn 6, tё kёtij vendimi.
8. Pronarёt e pёrmendur nё listёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, pёr tё cilёt ёshtё bёrё shёnimi "Plotёsim dokumentacioni" ose "Mungon kartela e pasurisë", tё kompensohen, pёr efekt shpronёsimi, pasi tё kenё paraqitur dokumentacionin e plotё tё pronёsisё pranё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve. Deri në këtë çast, paratё do tё qёndrojnё tё bllokuara nё bankё.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.236, DATË 10.5.1993, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR ADMINISTRIMIN E FURNIZIMIT ME UJË PËR PËRDORUESIT FAMILJARË DHE JOFAMILJARË"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.236, datë 10.5.1993, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
1. Pika 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"3. Konsumatorët jofamiljarë, shtetërorë ose privatë, që furnizohen me ujë të pijshëm, i sigurojnë, administrojnë dhe ruajnë vetë matësit e ujit. Në rast dëmtimi konsumatori jofamiljar duhet të njoftojë, me shkrim, ndërmarrjen e ujësjellësit dhe të marrë masa për ta zëvendësuar matësin e ujit, brenda 30 ditëve. Pagesa e konsumit të ujit për këtë periudhë bëhet në bazë të normave të konsumit mesatar mujor të konsumatorit. Nëse ndërmarrja e ujësjellësit nuk njoftohet për dëmtimin e matësit ose matësi nuk vendoset brenda afatit të caktuar, konsumatori (jofamiljar) detyrohet të paguajë konsumin mesatar të ujit me 5-fishin e çmimit.".
2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"4. Në rast se konsumatori nuk paguan detyrimin, që ka ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit, në bazë të kontratës për furnizimin me ujë, detyrohet të paguajë një shtesë për kamatëvonesë 0.5 për qind të vlerës së konsumit të ujit për çdo ditë vonese, por jo më shumë se 10 për qind.
Nëse pagesa nuk kryhet brenda 30 ditësh, ndërmarrja e ujësjellësit ndërpret furnizimin me ujë.
Shpenzimet e kryera nga ndërmarrja e ujësjellësit, për rilidhjen e konsumatorit me rrjetin e furnizimit me ujë, të përballohen nga konsumatori.".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË BESNIK HAKI HIDRIT DHE LEKË FRANÇOKUT, ISH-PUNONJËS TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË VRARË NË KRYE TË DETYRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë", dhe tё nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e zёvendёskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e ndihmёs financiare, prej 5 000 000 (pesё milionё) lekёsh, pёrkatёsisht, familjes sё Besnik Haki Hidrit dhe familjes sё Lekё FranÇokut, ish-punonjёs tё Shёrbimit Informativ tё Shtetit, tё vrarё nё krye tё detyrёs.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Shёrbimi Informativ i Shtetit pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA