E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prag të sezonit turistik, aksion pastrimi në Pogradec, fokusi në akset kryesore dhe bregun e liqenit

Në prag të sezonit turistik, Bashkia e Pogradecit ka ndërmarrë një aksion të gjerë pastrimi, me fokus në akset nacionale dhe përgjatë vijës liqenore.

Pjesë e këtij aksioni janë bërë ndërmarrjet në varësi të bashkisë, kompania e pastrimit si dhe nxënës të shkollave.

Ndërhyrja ka nisur që nga pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë, si hyrja kryesore për turistët, për të vijuar përgjatë aksit nacional deri në qytet dhe në zonat bregliqenore.

Bashkëpunimi me qytetarët mbetet thelbësor për ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të qëndrueshëm.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se aksionet e pastrimit do të vijojnë edhe në një fazë të dytë, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të qytetit për fluksin e vizitorëve gjatë verës.

Gazetare: Elsa Xhindole

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›