E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prani të dy të miturve, p*rdhunoi 10-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet pas dy ditësh 17-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili akuzohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në prani të dy të miturve të tjerë. Ndalimi  i tij u bë në Pikën Kufitare të Kakavijës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, më 2 prill.

I mituri 10-vjeçar, së bashku me nënën e tij u paraqit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ku denoncoi se 17-vjeçari e kishte përdhunuar.

Të pranishëm kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç.

Policia e Gjirokastrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›