E Martë, 3 Nëntor 2026

Në protestë pro Gazës, “luftë guerile” në Milano/ 60 agjentë të plagosur

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë në të gjithë Italinë në manifestimin e përgjithshëm në mbështetje të popullit të Gazës, të thirrur nga sindikatat. 

Kaosi shpërtheu në Milano në Stacionin Qendror të qytetit, ku protestuesit me flamuj palestinezë, u përleshën me policinë dhe thyen dritaren e vitrina. 

Policia u detyrua të ndërhynte, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit. Më shumë se një duzinë protestuesish u arrestuan, ndërsa afërsisht 60 zyrtarë të zbatimit të ligjit u plagosën, 23 prej të cilëve tashmë janë dërguar në spital. 

Tensionet shpërthyen gjithashtu pranë konsullatës amerikane, ku u dogj një flamur amerikan.  Manifestime të ngjashme pati në të njëjtën kohë dhe në Romë, Xhenova, Livorno dhe Marghera, Bolonja. 

Grupe protestuesish bllokuan po ashtu hyrjet e disa universiteteve në të gjithë vendin. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›