E Premte, 6 Nëntor 2026

Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur ndaj saj.

Kryemadhi nuk ka dhënë deklarata për mediat lidhur me çështjen për të cilën po hetohet, por është mjaftuar me një koment të shkurtër për gazetarët e pranishëm.

“Mirëmëngjes, dielli shkëlqen”, është shprehur ajo me batuta.

Kujtojmë se ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa ajo është pjesë e një dosjeje hetimore së bashku me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.

Hetimet lidhen me dyshime për vepra penale që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.

Çështja po trajtohet nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa masa e sigurisë e detyron Kryemadhin të paraqitet pranë autoriteteve sipas përcaktimeve të vendimit gjyqëso

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›